Borussia Dortmundi dhe Interi do ta zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane në këtë takim do të jetë nikoqir i Nerazzurëve në ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Signal Iduna Park’.
‘Milionerët’ janë shumë me fat, pasi do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispoziconin, për dallim nga Interi që ka mungesa.
🏟️ | RIFINITURA
Le immagini dei nerazzurri in campo al BVB Stadion 📸
👉 https://t.co/c4xDNmJ7j9#BVBInter #UCL #ForzaInter pic.twitter.com/j95JTmFihe
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 4, 2019
Antonio Conte nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si, Danilo D’Ambrosio dhe Alexis Sanchez.
Barcelona është lider i Grupit F me shtatë pikë, Interi dhe Borussia Dortmundi kanë nga katër dhe Slavia është me vetëm një.
⭐️ Abschlusstraining: ✔️#BVBInter pic.twitter.com/ctTk21n8JP
— Borussia Dortmund (@BVB) November 4, 2019
Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Hitz; Piszczek, Akanji, Zagadou, Hakimi; Witsel, Delaney; Hazard, Gotze, Brandt; Alcacer.
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah; Lukaku, Martinez. /Telegrafi/