Telegrafi

Derbi në “Fadil Vokrri” i takon Prishtinës – bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

Prishtina e ka fituar derbin ndaj Feronikelit në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.

Pas vetëm 11 minutash lojë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, bardhekaltrit kaluan në epërsi me golin e Otto John që u asistua nga Armen Thaçi.

Por, as një minutë nuk kaloi nga goli i epërsisë së vendasve, kur Albert Dabiqaj i Niklit i barazoi shifrat në 1-1 me një harkim të Da Silvës.

LIVEPRISHTINA 1-1 FERONIKELI⚽️ DABIQAJ 13'

Publiée par KF Feronikeli sur Lundi 29 juin 2020

Prishtina më pas filloi me disa aksione të bukura për ta rikthyer epërsinë, duke rrezikuar sërish me anë të John (35’), por goditja e tij u ndal nga portieri Deniz Troshupa.

Kur u mendua se pjesa e parë por përfundonte me barazim, Guthier Mankenda shënoi në minutën e 45-të nga një top i kthyer prej portierit kundërshtar Troshupa.

Në pjesën e dytë ishte po ashtu një dominim i Prishtinës, e që në minutën e 57-të, Ahmed Januzi e thelloi epërsinë e vendasve.

Yll Hoxha (67’) bëri një gjuajte nga distanca, por nuk kishte probleme për Visar Bekajn që e dëboi topin në fundore.

Feronikeli edhe një herë rrezikoi, tani me anë të Mevlan Zekës në minutën e 78-të, mirëpo Bekaj ishte sërish në vend.

Në fund, Prishtina arriti të ruante rezultatin dhe mori tri pikë mjaftë të vlefshme në javën e 27-të.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku gjendet në pozitën e dytë me 54 pikë, katër më pak se lideri Drita, ndërsa Feronikeli është në vendin e pestë me 44 sosh. /Telegrafi/