Telegrafi

Derbi në Carabao Cup: Manchester United me shumë mungesa ndaj Manchester Cityt, formacionet e mundshme

Manchester United do të jetë sonte nikoqir i Manchester Cityt për përballjen në kuadër të gjysmëfinales së Carabao Cup që ndryshe njihet edhe si EFL Cup.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në Old Trafford, me Djajtë e Kuq që kanë disa mungesa.

Ole Gunnar Solskjaer nuk do të mund të llogaris në Paul Pogban, Harry Maguiren, Eric Baillyn, Timothy Fosu-Mensah, Scot McTomminay, Marcos Rojo dhe Axel Tuanzebe, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Citizens do të jenë vetëm pa Nicolas, Otamendin, Leroy Sanen dhe Aymeric Laporten, që po ashtu janë të lënduar.

Trajneri norvegjez i ka menduar tashmë lojtarët që mund të luajnë në këtë derbi dhe mund të inkuadrojë në pjesën e dytë, James Garnerin, Taith Chong, Greenëood, DiShon Bernard e Sergio Romeron.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young; Fred, Matic; James, Lingard, Rashford; Martial.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Fernandinho, Garcia, Mendy; De Bruyne, Rodrigo, David Silva; Mahrez, Aguero, Sterling. /Telegrafi/