Telegrafi

Derbi mes Flamurtarit dhe Bashkimit në xhiron e nëntë të Ligës Unike të Femrave

(Foto: ligaunike.com)

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e nëntë në Ligën Unike të Femrave. Ndeshja e parë zhvillohet mes dy skuadrave nga kryeqytetet përkatëse, Partizanit nga Tirana dhe Prishtinës.

Vashat e Partizanit kanë dy fitore e gjashtë humbje, kurse ato prishtinase katër fitore e tri humbje.

Kampionia e Kosovës, Penza do të takohet me Tiranën. Skuadra nga Peja ka pesë fitore e dy humbje, kurse tiranaset kanë shtatë humbje në shtatë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën Unike të Femrave.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro zhvillohet Flamurtarit dhe Bashkimit, skuadrave që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Skuadra nga Vlora ka gjashtë fitore e një humbje, kurse ajo nga Prizreni ka pesë fitore dhe tri humbje. Takimi pritet të jetë interesant, duke marrë parasysh ambiciet e dy skuadrave, që synojnë të fitojnë trofeun e Ligës Unike, në edicionin e parë të zhvillimit.


Liga Unike e Femrave – Java 9

E mërkurë

17:00 Partizani – Prishtina

19:00 Penza – Tirana

E enjte

17:00 Flamurtari – Bashkimi


(Foto: ligaunike.com)