Site icon Telegrafi

Derbi mes Dritës dhe Ballkanit mbyllet pa fitues

Drita dhe Ballkani kanë barazuar (0-0) në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës.

Të dy skuadrat vinin në këtë ndeshje pas një nisme të mirë të kampionatit, ku në tri ndeshje kishin marr nga 7 pikë.

Pjesa e parë nuk solli shumë raste, ku vërehej një iniciativë e lehtë e Ballkanit.

I pari në këtë ndeshje rrezikoi Ballkani, me një goditje nga distanca të Blendi Baftiut, por në vend ishte Faton Maloku.

Drita u kundërpërgjigj me Marko Simonovskin, por goditja e tij shkoi në duart e portierit Stivi Frashëri.

Edhe pjesa e dytë sikurse e para ishte e kujdesshme, ku skuadrat ruanin pozicionet.

Muharrem Jashari kishte dy raste në këtë pjesë, ku i dyti në minutën e 81-të, ishte më i mirë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

Në minutën e 90-të, kishte pretendim për penallti, por që pas shikimit në VAR, gjyqtari nuk akordoi.

Me nga 8 pikë, Drita dhe Ballkani, ndajnë kreun e renditjes. /Telegrafi/

Exit mobile version