RB Leipzig dhe Bayern Munich kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Bundesliga.
Derbi i javës në Bundesliga ka sjell, aksion dhe gola, por jo edhe fitues, pasi të dy skuadrat kanë luajtur baras duke mbetur të pamposhtur në këtë sezon.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Bayernit, por të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
That passion 😍#RBLFCB 0-1 pic.twitter.com/34FOb516XW
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 14, 2019
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Thomas Muller.
Vendasit arritën të kthehet në lojë në fund të pjesës së parë duke shënuar me anë të Emil Forsberg nga penalltia për 1-1.
What a time to score! 😍
All square at the break 🤝
🔴⚪ #DieRotenBullen #RBLFCB pic.twitter.com/ZDxekAyeUg
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) September 14, 2019
Në pjesën e dytë, përsëri Bavarezët krijuan diçka më shumë në tenim për të gjetur golin e fitore, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.
Pas këtij barazimi, Bayerni renditet në vendin e tretë me tetë pikë, ndërsa Leipzig i pari me dhjetë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët e presin Kolnin, ndërsa Leipzigu udhëton te Werder Bremeni. /Telegrafi/