Telegrafi

Derbi i Mançesterit, shuma marramendëse e lojtarëve që do të zbresin në fushë

Dueli ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi rikthehet dueli i ashpër mes Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos.

Analistët më mëdhenj sportivë e cilësojnë si një përballje titanësh pasi lojtarë që kushtojnë miliona euro do të përballen mes tyre, shkruan The Sun, raporton Syri.net.

Të shtunën në Old Trafford do të zbresin 22 futbollistë, të cilët nga vlera e tyre e transferimeve arrijnë shifrën e çmendur prej 794 milionë eurosh.

Derbi do të luhet të shtunën në orën 13:30 në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.