Site icon Telegrafi

Derbi magjik, Kupa në duart e Sigal Prishtinës (Video)

Në një atmosferë mahnitëse të krijuar nga tifozët në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, kryeqytetasit e nisën më mirë sfidën, mirëpo pasi kaluan dhjetë minuta rezultati ishte i barabartë (20:20).

Dueli i dy rivalëve vazhdoi edhe çerekun e dytë, i cili njëherësh ishte i barabartë sa i përket shënimit të pikëve (24:24) dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, 44-44.

Loja e barabartë vazhdoi edhe në periudhën e tretë dhe për çudi u shënuan pikë të njëjta nga të dyja ekipet (23:23), ashtu që edhe ky fraksion përfundoi me rezultat të barabartë. 

Fillimi i çerekut të katërt ishte i zbehtë sa u përket pikëve, pasi në tri minuta e gjysmë u shënua vetëm një pikë. Në vazhdim, prishtinasit krijuan një avantazh, mirëpo pejanët ia dolën të ktheheshin dhe e barazuan rezultatin.

Kur po zhvilloheshin sekondat e fundit, teksa rezultati ishte 78-78, Kemp gjuajti për tri pikë dhe ia doli për fitoren e skuadrës së tij.

Kujtojmë që për të arritur në finale, bardhekaltrit e kanë mposhtur Bashkimin (83-80), kurse verdhezinjtë ishin më të mirë se Trepça (91-65).

Kjo është Kupa e 11-të që e fiton Prishtina, ndërkohë që Peja e ka fituar dy herë që pas luftës. /Telegrafi/

Pikët e Veselit dhe Shimës dhe atmosfera e krijuar nga Plisat pas çerekut të parë mes KB Prishtina dhe KB Peja.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 14 February 2016

Disa nga momentet e bukura nga çereku i dytë, përfshirë edhe treshen e Dardan Berishës.Shijojeni…

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 14 February 2016

Momentet e fundit nga Kupa e Kosovës në basketboll. Momentet e fundit të ndeshjes më të mirë që është parë ndonjëherë në Kosovës.Shijojeni…

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 14 February 2016

 

Exit mobile version