Telegrafi

Derbi i madh në Prizren, vendoset për mbijetesën

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në qytetin e bukur të Prizrenit.

Ndeshja kryesore e javës së 29-të do të zhvillohet në stadiumin ‘Përparim Thaqi’, ku Liria do të jetë nikoqire e Dritës.

Pozita tabelare e dy skuadrave e bën edhe më interesante këtë sfidë.

Liria aktualisht zë pozitën e tetë me 27 pikë, dy më shumë se Drita që ndodhet në pozitën e nëntë.

Njëherit kjo ndeshje mund edhe të vendosë shumëçka sa i përket skuadrës e cila do të mbetet në barazh.

Tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ kanë paralajmëruar organizim të madh për në Prizren.

Ndërkohë ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Trepçës sa i përket skuadrave të fundit në tabelë.

Ndërkohë derbi rajonal do të zhvillohet në Kastriot, ku kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina do të pres finalistin e Kupës së Kosovës, Llapin. /Telegrafi/