Telegrafi

Derbi i Londrës: Tottenham – Arsenal, formacionet zyrtare

Tottenham Hotspuri dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30 do të luhet në stadiumin e Spurs, e që do të jetë një përballje e zjarrtë mes dy skuadrave nga Londra.

Për këtë takim, Jose Mourinho nuk mund të llogarisë në Eric Dier, Johan Foyth dhe Tangagna, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Mikel Arteta do të jetë pa, Callum Chambers, Mattia Guendouzi (vendim i trajnerit), Bernd Leno, Pablo Mari, Martinelli dhe Eddie Nketiah (karton të kuq) që janë të lënduar.

Formacioni startues i Tottenhamit: Lloris, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Winks, Sissoko, Lo Celso, Lucas, Son, Kane.

Formacioni startues i Arsenalit: Martinez, Mustafi, Luiz, Kolasinac, Bellerin, Ceballos, Xhaka, Tierney, Pepe, Lacazette, Aubameyang. /Telegrafi/