Site icon Telegrafi

Derbi i Londrës i takon Chelseat: Blutë marrin fitore komode ndaj Tottenhamit

Chelsea e ka mposhtur Tottenhamin për herë të katër në këtë edicion, ndërsa tani fitoi 2-0 në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premeir.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në derbin londinez që u luajt në Stamford Bridge.

45 minutat e dytë filluan mjaft furishëm, duke u shënuar dy gola të shpejtë brenda pak minutash.

Fillimisht, Hakim Ziyech pranoi një asistim nga Callum Hudson Odoi, për të realizuar një super gol.

Goli i dytë u realizua nga Thiago Silva (55’), me një asistim nga Mason Mount, duke e vulosur kështu fitoren e tyre.

Pas javës së 22-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Tottenhami renditet në atë të shtatë me 36 sosh. /Telegrafi/

https://twitter.com/joelintongood/status/1485307055024058375?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1485307055024058375%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fchelsea-shenon-dy-gola-te-shpejte-tottenhamit-e-ziyech-nje-perle-e-vertete%2F

https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1485308325180940289?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1485308325180940289%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fchelsea-shenon-dy-gola-te-shpejte-tottenhamit-e-ziyech-nje-perle-e-vertete%2F

Exit mobile version