Skuadra e Trepçës ’89 do t’i kërkojë me ngulm tri pikë në këtë përballje, pasi vetëm kështu do të mbesin në hap për titullin e kampionit, pasi Prishtina është shkëputur në tabelë me gjashtë pikë, pas fitores ndaj Llamkos Kosovës.
“Do të jetë një takim interesant për të dyja ekipet. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe jemi të motivuar për fitore pasi jemi më afër kreut të tabelës. Mendoj se veç me fitore do të mbesim në hap për titull. Mirëpo, nuk do ta kemi aspak të lehtë ta arrijmë objektivin pasi Trepça ka një skuadër të mirë dhe nuk gjendet rastësisht në vendin e tretë”, ka thënë trajneri i Trepçës ’89, Gani Sejdiu për Express.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Trepçës synon t’i marrë pikët e plota nga ky takim. Edhe pse janë 10 pikë larg liderit të tabelës, Prishtinës, ekipi gjelbër e zi beson se me fitore do të mbetet në garë për titull.
Sot, do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Hajvalisë, e cila fillon po ashtu në ora 15:00. /Telegrafi/