Telegrafi

Derbi i Liverpoolit me shumë lëndime

Evertoni dhe Liverpooli do të kenë probleme para derbit të tyre lokal të Merseyside.

Një nga derbit më të zjarrtë lokalë në botë do të zhvillohet në Godisson Park të hënën.

Ky derbi e gjen Liverpoolin me mungesa të sigurta të Coutinhos, Ings, Grujic dhe Sakhos.

Në dyshim janë Matip, Origi, Sturridge dhe Can, por Origi pritet të startojë.

Te Evertoni mungojnë Bolasie, Besic dhe Pennington për shkak të lëndimeve që të gjithë, kurse Jagielka është jashtë për shkak të një lëndimi.

Gareth Barry dhe Arouna Kone janë në dyshim, por pritet që të luajnë në këtë takim.

Ky derbi zhvillohet të hënën nga ora 21:00. /Telegrafi/