Site icon Telegrafi

Derbi i Liverpoolit përfundon pa gola, Reds nuk shfrytëzojnë rastin ta kalojnë Unitedin në renditje

Cenk Tosun gjatë një dueli me Virgil van Dijk (Foto: Getty Images)

Ashtu si derbi i parë sezonal (1-1) në Ligën Premier, edhe i dytë mes Evertonit dhe Liverpoolit ka përfunduar me barazim, por ketë herë pa gola.

Ishte një ndeshje kryesisht në mesfushë dhe me pak raste serioze.

Si në çdo derbi edhe këtë herë nuk munguan momentet tensionuese, dyshja Danny Ings dhe Seamus Coleman ishin ata që për një moment ndryshuan rrjedhën e takimit, por shpejtë e gjithë situata u qetësua (Foto: Getty Images)

Reds që në këtë takim erdhën nga fitorja në çerekfinalen e parë ndaj Manchester Cityt pushuan disa nga lojtarët kryesor, duke ulur kështu ritmin e lojës.

Ishte Dominisc Solanke që rrezikoi portën e vendasve në minutën e 15-të, por portieri Jordan Pickford bëri një pritje të mirë.

Dominic Solanke gjatë një dueli për top me Phil Jagielkan (Foto: Getty Images)

Kësaj pas tetë minutave iu kundërpërgjigj Yannick Bolasie, por Loris Karius bëri një pritje të mrekullueshme.

Në pjesën e dytë ishte një lojë më e qetë, në përjashtim të minutave të fundit ku vendasit ishin shumë afër të shënonin.

Së pari me Cank Tosun (87’), pastaj edhe me Dominic Calvert-Lewin (88’), por të dy gjuajtën jashtë portës.

Jurgen Klopp fizikisht në Goodison Park, por me mendje te ndeshja kthyese kundër Man Cityt në Ligën e Kampionëve (Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi Liverpoolit vazhdon në pozitën e tretë me 67 pikë (një pikë më pak se Manchester Unitedi që do të luajë kundër Cityt), kurse Evertoni në vendin e nëntë me 41 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Bournemouth, ndërsa Evertoni luan ndaj Crystal Palaces. /Telegrafi/

Exit mobile version