Site icon Telegrafi

Derbi i Ligës Premier: Man City e Liverpooli startojnë me lojtarët më të mirë në dispozicion

Manchester City është nikoqir i Liverpoolit për derbin që luhet në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30,do të luhet në stadiumin “Etihad”.

Manchester City është aktualisht në vendin e dytë me 61 pikë, tetë më pak se lideri Arsenali,por ka një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, Liverpooli është duke luftuar për vendin e katërt, derisa gjendet në pozitën e gjashtë, shtatë më pak se Tottenhami që është në të katërtin.

Formacionet zyrtare:

City: Ederson, Stones, Akanji, Dias, Ake, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Mahrez, Grealish, Alvarez.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Elliott, Salah, Gakpo, Jota. /Telegrafi/

Exit mobile version