Site icon Telegrafi

Derbi kuqezi në kryeqytet

Elita e futbollit kosovar ka startuar me javën e 10-të me tri ndeshje që janë zhvilluar ditën e premte.

Ditën e sotme do të zhvillohet vetëm një takim në elitën e futbollit kosovar.

Në fakt do të jetë një derbi i dy skuadrave me ngjyrat kuqezi, Flamurtarit dhe Drenicës.

Ky takim do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë në stadiumin e Flamurtarit ‘Xhemajl Ibishi’.

Flamurtari në këtë sfidë vije pas barazimit në udhëtim te Vushtrria 2:2, ndërsa edhe Drenica hyn në këtë takim pas barazimit 0:0 te Prishtina.

Aktualisht kryeqytetasit janë në pozitën e 10-të në tabelë me vetëm tetë pikë, ndërsa Drenica ndodhet dy pozita më lart me dy pikë më shumë se Flamurtari. /Telegrafi/

Exit mobile version