Ndeshja e fundit e javës 12-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në kryeqytet.
Dy skuadrat nga kryeqyteti, Prishtina dhe Flamurtari do të jenë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Prishtina vije në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe synon që t’i marrë edhe tri pikë të reja për t’iu afruar liderit në vetëm tri pikë.
Në anën tjetër Flamurtari nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit ku ka marrë vetëm dy barazime dhe ka pësuar pesë disfata.
Ndeshja e parë në stadiumin e Flamurtarit kishte përfunduar në barazim 1-1.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me ndihmësit Driton Preniqi e Imran Kabashi. /Telegrafi/