Java e 26-të në Superligën e Futbollit të Kosovës do të përfundoj me derbin e kryeqytetit mes Flamurtarit dhe Prishtinës.
Dy rivalët e vjetër do të përballen me njëra – tjetrën me synime krejtësisht të kundërta.
Vendasit e Flamurtarit janë në luftë për të siguruar një vend në barazh për t’iu shmangur rënies direkte.
E humbja e Besës ndaj Dritës i shkon për shtati Flamurtarit që synon të marrë pikë ndaj Prishtinës.
Prishtina në anën tjetër do të tentojë të marrë pikët e plota për mos ta ngushtuar diferencën e pikëve me Dritën e cila aktualisht është gjashtë.
Aktualisht Flamurtari zë pozitën e 11-të në tabelë me vetëm 15 pikë pas 25 ndeshjeve.
Ndërsa Prishtina ndodhet në pozitën e dytë me 44 pikë.
Dy ndeshjet e sivjetshme mes këtyre dy skuadrave i kanë takuar Prishtinës me rezultat 3-1 dhe 0-2. /Telegrafi/