Site icon Telegrafi

Derbi kosovar lëndohen tifozë, lojtarë e policë

Siç raporton Indeksonline, fillimi i takimit ishte shtyrë për shkak se gazi i hedhur në drejtim të tifozëve të Prishtinës ka lënë të lënduar disa tifozë dhe disa prej policëve të pranishëm.

I prekur nga gazi ka qenë edhe presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes është shtuar numri i pjestarëve të policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, në stadium gjenden rreth pesë mijë tifozë të Prishtinës dhe rreth 1000 të Trepçës 89’.

Ndeshja më pas ka vazhduar normalisht edhe pse me vonesë. /Telegrafi/

Exit mobile version