Lazio ka shënuar fitore ndaj Napolit me rezultat 2-1 si mysafir në derbin e javës së tretë në Serie A.
Ndeshja nisi me futboll të bukur dhe sulmues nga të dy skuadrat, por goli i parë erdhi në minutën e 30-të.
Luis Alberto me thembër tundi rrjetën nga afër duke e kaluar Lazion në epërsi prej 1-0.
https://twitter.com/FansArena4/status/1698053364175585502
Por nuk vonoi shumë dhe pas dy minutash Napoli ktheu baraspeshën në lojë me golin e Piotr Zielinskit (1-1).
https://twitter.com/FansArena4/status/1698053833602015425
Edhe pjesa e dytë nisi me raste, por Lazio ishte ajo që shënoi, kësaj radhe me transferimin e ri Daichi Kamada që tundi rrjetën për 2-1.
https://twitter.com/FansArena4/status/1698064107067334990
Lazio shënoi edhe dy herë të tjera me Mattia Zaccagnin dhe Matteo Guendouzin, por që të dy golat u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund Napoli tentoi ta barazonte ndeshje, por nuk ia doli, ndërsa Lazio mori fitoren e parë këtë kampionat.
FT
Maurizio Sarri's Lazio get their first win of the #SerieA season at the home of his former side Napoli 🔥
#NapoliLazio pic.twitter.com/fUCPRfMQ8P
— Lega Serie A (@SerieA_EN) September 2, 2023
Amir Rrahmani luajti për 90 minuta te Napoli, ndërsa Elseid Hysaj ishte në fushë për 81 minuta te Lazio. /Telegrafi/