Telegrafi

Derbi i javës në Bundesligë, formacionet në ndeshjen Bayern Munich – RB Leipzig

Bayern Munich do të jetë nikoqirë i RB Leipzig në kuadër të javës së dhjetë në Bundeligë, që është edhe derbi i kësaj jave.

Bavarezët janë në vendin e parë me 22 pikë, ndërsa menjëherë pas tyre janë RB Leipzig me 20 pikë.

Mysafirët shpesh herë kanë ditur t’i bëjnë probleme Bayernit, por jo për të mundur, pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë tri barazime dhe dy humbje.

Trajneri Hansi Flick do të luajë nga minuta e parë me Lewandowskin, Mullerin, Sanen dhe Comanin në sulm.

Në anën tjetër te RB do të luajnë Forsberg dhe Kluviert.


Bayern Munich: Neuer, Sule, Pavard, Martinez, Lewandowski, Sane, Boateng, Goretzka, Muller, Alaba, Coman.

 

RB Leipzig: Gulacsi, Angelino, Upamecani, Conate, Sabitzer, Haidara, Forsberg, Adams, Kluviert. Mukiele.

 


/Telegrafi/