Site icon Telegrafi

Derbi i takon Trepçës ’89

Trepça kaloi në epërsi me anë të Fetah Ibrahimit, mirëpo me golat e Florent Sejdiut dhe Samir Sahitit, Trepça ’89 e përmbysi rezultatin.

Nga ana tjetër, kampioni Prishtina ka luajtur baras, 2-2, kundër Dritës. Gjilanasit kaluan në epërsi përmes Bujar Shabanit nga gjuajtja e lirë, ndërsa Astrit Fazliu e barazoi rezultatin.

Kryeqytetasit e kthyen rezultatin në favor të tyre me golin e Besnik Krasniqit, por një pikë ekipit mysafir ia siguroi Leonit Abazi. /Telegrafi/

Exit mobile version