Ndeshja kryesore e këtij rrethi do të zhvillohet në Gjakovë, ku do të përballen dy rivalët e vjetër Vëllaznimi dhe Liria.
Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Trepçës ’89.
Skuadra prtendente për fitimin e Kupës së Kosovës, Hajvalia do të përballet me befasinë e Ligës së Parë, Vëllaznin e Pozhoranit, ndërsa Prishtina do të jetë mysafire e Rahovecit.
Ndeshje tjera interesante priten të luhen edhe në Therrandë mes Ballkanit dhe Dritës dhe në Istog, ku vendasit me po të njëjtin emër presin 2 Korrikun. /Telegrafi/
E mërkurë: 14.10.2015 Ora 13.00
Flamurtari – Trepça ‘89…………………………SSK
Vëllaznimi – Liria………………………………….SSK
Ferizaj – Fushë Kosova
Dukagjini -Trepça
Hajvalia – Vllaznia (P)
Rahoveci – Prishtina
Tefik Çanga – Besa
Ballkani – Drita
Drenica – Behari
Bashkimi (K) – Llapi
Istogu – 2 Korriku
Vitia – Gjilani
Luftëtari – Vushtrria (kjo ndeshje luhet më 21.10.2015)