Pavarësisht se pejanët nuk janë konkurrentë këtë herë për titull, rivaliteti dhe interesimi për këto përballje vazhdon të ruhet.
Prishtina synon fitore për ta mbajtur pozitën e parë ndërsa Besa sigurisht ka motiv që të luftojë për prestigj.
Ndeshje tjetër, e cila pritet të jetë po aq joshëse, është ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Hysit. Rivalët mbeten ndër pretenduesit për titull ndaj edhe rëndësia e fitores për ta është shumë e madhe.
Takimet tjera të xhiros së 29-të të Raiffeissen Superliges së Kosovës në futboll mbesin nën hijen e këtyre përballjeve.
Nesër prej orës 16:00 në kuadër të këtij rrethi takohen Drenica – Lepenci dhe Liria-Gjilani. Të dielën prej orës 15:15 takohen Prishtina-Besa, ndërsa prej orës 16:00 Vëllaznimi-Hysi, Drenica-Lepenci dhe Trepça 89-Drita. /Telegrafi/