Nga sfidat e radhës veçohet kryendeshja ndërmjet skuadrave lokale, Dritës dhe Gjilanit. Këto përballje gjithmonë kanë zgjuar kërshëri të jashtëzakonshme, andaj pritet që interesimi të jetë i njëjtë edhe këtë herë.
Drita mëton që ta mbajë hapin me Prishtinën për vendin e parë ndërsa Gjilani orvatet që së paku të mos pësojë për ti mbajtur shpresat për mbijetesë në shoqërinë elite.
Me kërshëri priten edhe takimet ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës si dhe Vëllaznimit dhe Besës. Në dy xhirot e para Besa është skuadra e vetme që ka shënuar dy fitore ndërsa Drenica dhe Hysi kanë humbur dy ndeshjet e para të këtij rrethi.
Orari i ndeshjeve është si në vijim: Liria – Prishtina dhe Drenica – Keku (e shtunë), Drita – Gjilani, Vëllaznimi – Besa, Trepça’89 – Lepenci dhe Hysi – Trepça (e diel). Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00 me përjashtim të kryendeshjes Drita – Gjilani që do të zhvillohet në ora 13:15. /Telegrafi/