Telegrafi

Derbi i javës së nëntë i takon Schalkes

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Mercedes-Benz Arena, ndërmjet Stuttgartit dhe Schalkes ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Ivan Rakitic (24’) dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 73-të me anë të Cacau, mirëpo tre minuta më pas, Kevin Kuranyi shënoi golin e fitores për Schalken.

Fitore këtë javë ka shënuar edhe Werder Bremeni duke e mposhtur Hoffenheimin me rezultat 2-0, ndërsa Hertha Berlin ka pësuar disfatë prej 0-3 si mysafir i Nurnbergut. /Telegrafi/