Në takimet tjera priten ndeshje të lehta për favoritët. Pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion dhe Kupën e Kosovës, Besa Famiglia udhëton në Gjilan. Skuadra e pamposhtur deri më tashti ndeshet me Dritën, në duelin që është favorite, e që zhvillohet sot nga ora 13:30.
Përballje paksa më interesante, edhe pse të dyja skuadrat nuk kanë ambicie të mëdha këtë sezon, është edhe ajo ndërmjet Drenicës dhe Trepçës, që gjithashtu luhet ditën e shtunë nga ora 14:30. Po këtë ditë luhet edhe ndeshja Kastrioti – Samadrexha (19:00). Prishtina takimin e vet të kësaj jave e ka zhvilluar në mesjave, kur e mposhti bindshëm Llapin me rezultat 31:25. /Zëri/Telegrafi