Site icon Telegrafi

Derbi i fundjavës, Trepça ’89 – Prishtina

Kjo sfidë do të jetë tejet interesante edhe pse Prishtina e ka siguruar titullin e kampionit vjeshtor pasi i ka katër pikë më shumë se Trepça ’89, e cila në ndeshjet e fundit e ka humbur disi formën e mirë dhe qe 294 minuta nuk ka shënuar gol.

“Në dy-tri takimet e fundit ishim të hendikepuar dhe nuk kemi mundur të marrim pikët e planifikuara. Por me Prishtinën do të jemi të kompletuar”.

“Favorit nëpër derbi nuk ka kurrë. Ne në Prishtinë kemi shënuar fitore edhe pse ata ishin favoritë. Sidoqoftë, tradita është në anën tonë dhe shpresoj se do të shënojmë fitore. Presioni është pak a shumë te ne, por ne nuk do të hyjmë në lojë me presion”, ka thënë trajneri i Trepçës ’89, Gani Sejdiu, për gazetën Sport.

Përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve:

Trepça ’89 – Prishtina 1:0
Prishtina – Trepça ’89 1:0
Prishtina – Trepça ’89 3:1
Trepça ’89 – Prishtina 1:0
Prishtina – Trepça ’89 2:1
Trepça ’89 – Prishtina 1:0
Trepça ’89 – Prishtina 1:0
Prishtina – Trepça ’89 1:2

Prishtina në tri ndeshjet e fundit që i ka zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, asnjëherë nuk ka arritur të shënojë fitore. A do ta ndryshojnë këtë traditë prishtinasit, gjithçka mbetet të shihet të dielën në ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version