Telegrafi

Derbi i dytë i takon Interit

Nerazzurët kanë mposhtur Rossonerët me rezultat minimal prej 1-0, në ndeshjen e dytë të Trofeo Tim.

Golashënues i vetëm në këtë përballje 45-minutëshe, ishte sulmuesi i Interit, Mario Balotelli (24’).

Tani kreu i takon Interit me katër pikë, dhe për të shikuar se kush do të shpallet fitues i këtij trofeu duhet të presim të zhvillohen edhe 45 minutat ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Bianconerët nuk guxojnë ta humbin këtë ndeshje.