Telegrafi

Derbi francez, pa fitues

Marouane Chamakh kaloi në epërsi kampionin në fuqi (25’), për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.

Disa minuta brenda pjesës së dytë (54’), Ederson barazoi shifrat.

Jaroslav Plasil kaloi sërish vendasit në epërsi (62’), ndërsa Cris barazoi sërish për mysafirët (71’), duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Minutat e fundit të takimit u përcollën me tensione, me ç’rast u përjashtuan tre lojtarë me kartonë të kuq, dy të Bordeaux dhe një i Lyonit.

Ky barazimin nuk i përshtatet asnjërës nga skuadrat, duke qenë se gjasat e tyre për t’u shpallur kampion i Francës, tashmë janë shumë të vogla. /Telegrafi/