Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ndaj Llamkos Kosovës me rezultat minimal 1:0. Në një ndeshje mjaft interesante, të cilën e bënë edhe më madhështore tifozeritë e të dyja ekipeve, skuadra prishtinase e shfrytëzoi një rast që nuk premtonte shumë, në minutën e 43-të të ndeshjes.
Pasi e mori një top nga Azem Ahmeti, sulmuesi Berat Hyseni shënoi për bardh e kaltrit kryeqytetas dhe ky doli të ishte goli vendimtar i ndeshjes. Edhe vushtrriasit i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin.
Kjo ishte humbja e parë sezonale e Llamkosit, kurse prishtinasit u këndellën paksa pas humbjes nga Trepça, në xhiron e kaluar. /Express/Telegrafi/