Derbi në mes të Trepçës ’89 dhe Feronikelit është mbyllur pa gola 0-0.
Edhe pse të dy skuadrat tentuan të shënojnë ën fund u desh të kënaqen me barazim.
Barazimit të sotëm mes skuadrave dhe atij të Prishtinës dje iu gëzua më shumë Llapi që fitoi përballë Dritës.
Golin e vetëm e shënoi Florim Berbatovci.
Besa po ashtu ka fituar përballë Drenicës me rezultat 2-1 me gola Xhevdet Shabanit dhe Diar Miftaraj.
Liria ka mposhtur Trepçën 1-0, ndërsa befasinë më të madhe e ka bërë Ferizaj që ka fituar si mysafir me Gjilanin 0-1.
89-shi mbetet lideri i përcjellë nga Prishtina dhe Feronikeli. /Telegrafi/