Telegrafi

Derbi anglez për Handanovicin

Të dy skuadrat nga Mançesteri janë të interesuara që të ofrojnë në skuadrat e tyre portierin Samir Handanovic.

Interi mund të mbetet pa portierin e tyre Samir Handanovic.

Njëri ndër më të mirët tek kjo skuadër në vitet e fundit, është duke u kërkuar nga Manchester United dhe Manchester City.

Portieri slloven nuk e ka vazhduar kontratë ende me klubin italian edhe pse u flit se kjo gjë është afër.

Çmimi i tij është diku afër 30 milionë euro dhe Interi edhe pse me shumë vështirësi do të detyrohet ta shet që për të mos e humbur pa para./Telegrafi/