Vendimi i OBRM-PDUKM-së për të shkuar në zgjedhje si parti e vetme sa është jo e qëndrueshme, e pabazë, e pajustifikuar, jodemokratike, aq skajshmërisht është grotesk, tha Xhabir Deralla nga Civil, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Çdo krahasim me situata tjera në të kaluarën është e pamundur, bëhet fjalë për një hetim serioz për krimin elektoral të cikleve të mëparshme të zgjedhjeve të së njëjtës parti. Edhe partnerët e koalicionit kanë hequr dorë nga pjesëmarrja në këto zgjedhje. Kjo tashmë po merr dimensione të patologjisë, nuk është vetëm politikisht e paqëndrueshme dhe nuk është vetëm përgatitje edhe për një krim tjetër para syve të të gjithë publikut’ tha Xhabir.
Ai porosit që KSHZ-ja nuk mund të fshihet pas deklaratës se Kuvendi e merr vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, për shkak se në duart e tyre është vendimi nëse ka kushte për zgjedhje apo jo.
‘Me pesë anëtarët mund të vendoset se nuk ka kushte për zgjedhje, kjo është përgjegjësi e tyre dhe kjo sjellje e tyre do të mbetet në kujtesë’, shton Deralla. /Telegrafi/