Site icon Telegrafi

“Dera” misterioze në Antarktidë e zbuluar në Google Maps – përdoruesit sugjerojnë se mund të jetë shtëpia e këmbëmadhit ose një anije nga Star Trek

Nga një qen me dy koka tek një njeri pa kokë, objekte të çuditshme dhe të mrekullueshme vërehen shpesh në Google Maps.

Por pamja e fundit është padyshim një nga më të çuditshmet deri më tani, transmeton Telegrafi.

Një “derë” misterioze është parë në Antarktidë, në juglindje të Stacionit Showa të drejtuar nga japonezët.

Zbulimi ka nxitur një sërë teorish në të gjithë internetin, duke përfshirë shtëpinë e pushimit të këmbëmadhit ose një anije nga Star Trek.

Tani, shkencëtarët kanë zbuluar për Daily Mail se çfarë është në të vërtetë struktura – dhe thonë se ka një shpjegim të thjeshtë.

Struktura e pazakontë u pikas nga një përdorues i Reddit në Google Maps në koordinatat 69°00’50″S 39°36’22″E.

Duke postuar në forum, ata shkruan: ‘Dera masive në Antarktidë?’, së bashku me koordinatat.

Postimi ka tërhequr vëmendje të madhe, me qindra shikues që u grumbulluan në komente për të diskutuar se çfarë mund të jetë struktura.

‘Vetëm një derë e Boeing-ut,’ u përgjigj një përdorues, ndërsa një tjetër shkroi: ‘Kjo është në të vërtetë shtëpia e pushimeve të këmbëmadhit’.

Një përdorues sugjeroi se ishte ‘dera për në Agartha’, ndërsa një tjetër pretendoi se mund të ishte një ‘depo e madhe farash si ajo në Svalbard, Norvegji.’

Mjerisht, identiteti i vërtetë i strukturës është shumë më pak emocionues sesa mund t’ju bëjnë të besoni këto teori.

Profesoresha e Glaciologjisë Nw Universitetin e Newcastle, Bethan Davies, pa koordinatat në Google Earth Pro, duke e lejuar atë të shihte imazhe historike.

“Kjo veçori është në një zonë me akull të detit në Antarktidën Lindore, pranë bregut”, shpjegoi ajo.

Ka një sërë ishujsh atje dhe uji është goxha i cekët.

“Ky është një ajsberg që u ngec dhe tani është mbërthyer dhe shkrihet në vend. Ju mund të shihni shumë ajsbergë të tjerë në zonë”, shtoi ajo.

Exit mobile version