Site icon Telegrafi

Dera e xhamit u kthye në copëza, pas përplasjes së fuqishme të një punëtori (Video)

Jose Juan Hernandez që shërben në një ndërtesë kongresesh në Leon të Meksikës, është përplasur keq për derën e xhamit, derisa ishte duke lëvizur me nxitim.

Copëzat e panelit u shpërndanë në çdo anë, ndërsa ai mbeti ulur në dysheme dhe i trullosur nga ngjarja e befasishme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pos dëmeve materiale, ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. Por, shikuesit e videos, nuk e shikuan rastin me keqardhje.

“Nëse punon aty, si nuk e ka ditur që hyrja është me xhama” si dhe “mbase ka harruar se si funksionon dera”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

https://youtu.be/rG2rh-5JRy0

Exit mobile version