Një grua që kishte dalë për të bërë “shoping” në një qendër tregtare në Singapor, e ka pësuar keq kur një derë e rëndë e xhamit u shemb mbi kokën e saj, ku si pasojë e goditjes së fortë u rrëzua në tokë.
Kamerat e sigurisë në qendrën tregtare Alexanda në qytetin Bukit Merah kanë filmuar momentin, kur një grua e re përplaset në tokë nga goditja e fuqishme, transmeton Telegrafi.
Derisa një burrë po priste ashensorin, në ato momente gruaja hapë derën dhe pasi futet brenda ajo shembet mbi kokën e saj duke e rrëzuar në dysheme pothuajse pavetëdije.
Megjithatë asaj i dolën në ndihmë kalimtarët e rastit që e ngritën në këmbë, kurse sipas mediave lokale ajo ishte dërguar me urgjencë në spital për tretman.
E në anën tjetër menaxhmenti i qendrës tregtare kanë shprehur keqardhje për incidentin, derisa policia ka njoftuar se ka filluar hetimet. /Telegrafi/