Site icon Telegrafi

Der Standard: PSP-ja, diçka revolucionare në Ballkan

Sipas analizës së gazetës austriake Der Standard, Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni është diçka revolucionare në Ballkan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta vlerëson se publikimi i përgjimeve të paligjshme jo vetëm që paraqesin skandal të madh, por sollën themelimin e kësaj prokurorie.

Der Standard shkruan se PSP-ja për shumkë është një ankth i materailizuar në shtetin ballkanik ku në dhjetë vitet e qeverisjes së, sipas gazetës, nacional-konzervatorit Nikolla Gruevski, redhi deri te thellimi në autoritarizëm.

Njerëzit që nuk kanë menduar se ndonjëherë do t’u kërkohet llogari për veprat e tyre, papritmas u përballën me akuza serioze. Kjo, sipas gazetës, është diçka revolucionare në Ballkan./Telegrafi/

Exit mobile version