Telegrafi

Der Spiegel: Kosova do ta shpallë pavarësinë pas 10 dhjetorit

Kjo gazetë vlerëson se, për 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës, plani i ndërmjetësit ndërkombëtare, Martti Ahtisaari, për pavarësinë e mbikëqyrur, paraqet kompromis.

“Pas 10 dhjetorit, shqiptarët e Kosovës, në mënyrë të njëanshme, do ta shpallin pavarësinë, kurse SHBA-të do ta njohin këtë shtet të ri, si dhe shumica e anëtareve të BE-së”, vlerësohet në shkrimin e kësaj gazete.

Megjithatë, “Der Spiegel” thotë se pasojat e këtij skenari mund të jenë të paparashikueshme sepse, nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Serbisë në këtë rast.