Site icon Telegrafi

Der Spiegel: BE-ja mund të vendosë sanksione ndaj Maqedonisë

Në Bashkimin Evropian flitet për ndalesa udhëtimesh dhe bllokim xhirollogarishë të disa politikanëve të Maqedonisë. Sipas gazetës gjermane ”Der Spiegel”, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka paralajmëruar Gruevskin që të ndërpretë bllokadën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deutsche Welle citon burimet e gazetës së lartëpërmendur të kenë thënë se publikisht nuk është folur për sanksione, por në fund do të vendoset për një hap të këtillë, pasi që ”shqetësimi dhe frustracionet janë të mëdhaja në vendet anëtare dhe në institucionet për shkak të ngërçin politik afatgjatë në vend”

Sipas ”Der Spiegel”, planifikohen dy forma të sanksioneve kundër Maqedonisë. Ndalimi i udhëtimeve dhe bllokimi i xhirollogarive të disa politikanëve të Maqedonisë, ndërkaq është duke u menduar edhe shkurtimi i fondeve për paraaderim, para që Maqedonia i merr në kuadër të parapërgatitjeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Exit mobile version