Site icon Telegrafi

“Der Spiegel” e paraqet Erdoganin diktator (Foto)

Turqia ka kritikuar ashpër revistën gjermane “Der Spiegel”, për shkak se kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka paraqitur si diktator.

Gazeta gjermane i kishte kushtuar një artikull Turqisë, të cilën e quajti “Vendi që e humbi lirinë e tij”, ndërsa Erdoganin e paraqiti si diktator.

Lexo po ashtu Erdogan thotë se për dënimin me vdekje nuk vendos BE-ja, por populli turk

Ministria e Jashtme turke tha në një deklaratë se artikulli ishte krejtësisht i pasaktë dhe e bënë vështirë të dallohen “gjendja e mendjes së çoroditur dhe paragjykimeve”.

Në kopertinën e gazetës është fotografia e Erdoganit, që paraqitet më një shprehje nervoze me syzë dielli dhe në prapavi është një montazh, fotografia e dy minareve të xhamisë në Stamboll që u kthyen në një raketë në kohën e nisjes.

Exit mobile version