Telegrafi

Deputetja ushqen foshnjën me gji, derisa po mbante fjalim në parlament! (Video)

Unnur Bra Konradsdottir, deputete në parlamentin e Islandës ka ushqyer foshnjën e saj me gji, derisa po mbante një fjalim në Parlamentin Althingi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo nuk ka ndodhur më parë në vend dhe është ndoshta unike në botë.

Qëndrimet ndaj ushqyerjes me gji në publik janë konsideruar të jenë shumë liberale në Islandë, gjë që e tregon edhe kjo ngjarje.

Politikanja ka sqaruar se pse ajo solli fëmijën e saj me të në podium gjatë një fjalimi rreth ligjit të imigracionit.

Unnur Bra Konradsdottir citoj: “Ajo ishte e uritur”. /Telegrafi/