Telegrafi

Deputetja Teuta Rugova mungon sërish në seancë

Teuta Rugova, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sërish ka munguar në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përveç deputetes Rugova, në seancë po mungojnë edhe deputetët e PAN-it dhe minoritetet.

Ndryshe, Kuvendi edhe në mungesë të kuorumit po vazhdon debatin lidhur me gjendjen aktuale në vend.

Bashkëpartiaku i Rugovës, Avdullah Hoti kërkoi nga kryesuesi Adem Mikullovci mbajtjen edhe të një takimi konsultativ në mënyrë që PAN të marrë pjesë në seancë.