Telegrafi

Deputetja shqiptare angazhohet për hapjen e Katedrës së Gjuhës shqipe në Zagreb

Deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prlaskaj premton angazhimin e saj konkret për hapjen e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Zagreb.

Lajmi u konfirmua sot gjatë takimit të deputetes me Këshillin e Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, në Klubin e deputetëve të pakicave kombëtare pranë parlamentit kroat.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për mbështetjen e nxënësve dhe mësuesve shqiptarë në Kroaci, sikurse edhe për ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe, për problemet e mësuesve si kualifikimet e tyre, për organizimin e arsimit parashkollor në gjuhën shqipe dhe pajisjen me libra shkollorë në qytetet e tjera të Kroacisë.