Telegrafi

Deputetja Remenski takohet me grupin parlamentar serb, bisedohet për bashkëpunim rajonal

Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë, Frosina Tashevska Remenski dhe nënkryetarja e LSDM-së, dje ka zhvilluar takim me nënkryetarin e Partisë Demokratike Serbe, Dragan Shutanovac, si dhe me deputetë të Kuvendit të Serbisë, Goran Çiriq, Aleksandra Jerkov, Radosllav Millojçiq dhe Goran Jajiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua për shumë çështje në interes të përmirësimit për bashkëpunim të dy grupeve parlamentare, të cilët vijnë nga famuilja socialdemokrate evropiane.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se përmirësimit i bashkëpunimit rajonal, kultivimi i proceseve demokratike, si dhe këmbimi i përvojave, janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin dhe prosperimin e dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. /Telegrafi/