Deputetja Frosina Tashevska-Remenski i dërgoi një kërkesë me shkrim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, duke e informuar atë se deputetët, por dhe familjarët e tyre, që prej një viti përballen me kërcënime serioze dhe shantazhe dhe për këtë arsye kërkon që ai të informojë Ministrinë e Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në kontekstin e situatës sociopolitike dhe të proceseve në Kuvend, do të doja të jem përgjegjëse dhe t’ju informoj seriozisht për mjedisin demokratik të dëmtuar në të cilin funksionarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kryejnë funksionin e tyre.
Për më tepër se një vit, mjedisi shoqëror në të cilin deputetët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të shprehura publikisht për jetën e tyre, sigurinë e familjeve të tyre, fëmijëve dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe shantazhe nëpër rrjetet sociale është shqetësuese për më shumë se një vit. E gjithë kjo, individualisht dhe kolektivisht ndikon në ndjenjën e sigurisë së deputetëve dhe lirinë e tyre në zbatimin e të drejtës kushtetuese të garantuar ligjërisht për të vendosur dhe votuar në Kuvend.
Nga ju kërkoj që të informoni Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar integritetin fizik të deputetëve pavarësisht nga cila parti politike ata vijnë dhe për të informuar Zyrën e Prokurorit Publik Themelor sipas detyrës zyrtare për të hetuar të gjitha kërcënimet drejtuar deputetëve, shkruan deputetja Remenski, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.
Kohëve të fundit, letra kërcënuese ka arritur deri tek deputetët në Kuvend, dhe atë në prag të votimit për marrëveshjen e emrit./Telegrafi/