Telegrafi

Deputetja opozitare ironizon me buxhetin duke dhuruar një shfaqje teatrale me kukulla në Parlamentin e Turqisë

Deputeti e partisë opozitare turke, CHP, Nurhayat Altaca Kayışoglu në Parlamentin e Turqisë kritikoi buxhetin duke dhuruar një shfaqje teatrale me kukulla.

Në shfaqjen e titulluar “Midis Hacivatit dhe Karagozit”, ajo deklaroi se “’kur paratë tona shkojnë tek banda prej pesë vetave, nuk ngelen asnjë para për 84 milionë banorët e Turqisë”.

‘Çfarë, taksat tona shkojnë tek pesëshja?’, ‘Oh, bandë e pesëve apo peshete”, thotë ajo duke zhvilluar shfaqjen.

Kayışoglu e nisi fjalimin duke thënë se “unë e mora fjalën në emër të buxhetit të teatrit, operës dhe baletit”.

Ajo iu referua disa prej drejtuesve të kompanive, të cilëve u është dhënë pjesa më e madhe e tenderëve publikë, të cilët kryetari i partisë më të madhe të opozitës, CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu i ka quajtur prej kohësh “banda e pesëshes”. /Telegrafi/