Site icon Telegrafi

Deputetja Nikollovska thotë se si grup kuvendar do të nisin Ligj për legalizimin e marihuanës

Deputetja e shumicës kuvendare në pushtet, Julijana Nikollovska nga LSDM deklaroi se si grup kuvendar do të nisin Ligj për legalizimin e marihuanës, jo vetëm për përdorim mjekësor siç ishte deri tani, por edhe për përdorim të thjeshtë.

Siç tha Nikollovska, kjo zgjidhje ligjore do ta nisin me qëllim që të gjithë në shoqëri të kenë qasje të barabartë. Ajo nuk dëshiroi të komentojë për kolegun e saj Pavle Bogoevskin duke thënë se audio-incizimi ku dëgjohet zëri i tij nuk është vërtetuar nëse është autentike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se ku është dallimi mes bombave të vitit 2015 dhe këtij audio-incizimi, Nikollovska tha se bëhet fjalë për dy momente të ndryshme.

Lexo po ashtu Grubi propozon kontroll për drogë për secilin funksionar që kryen detyrë publike

“Në këtë incizim që nuk është vërtetuar, shpresoj se institucionet do të merren me këtë, bëhet fjalë për sulm ndaj një individi, ndërsa në vitin 2015 bëhej fjalë për një garniturë politike që punonte kundër interesave shtetërore dhe ka dallim. A deputeti duhet të marrë përgjegjës? Nuk mund të flas ne emrin e tij, do të deklarohet vet”, tha Nikollovska.

Në pyetjen se pse pikërisht tani nisin të legalizojnë marihuanën pas skandalit me Bogoevskin, Nikollovska tha se s’ka asnjë ndërlidhje dhe se për këtë projekt kanë punuar me muaj në bashkëpunim me disa ambasada dhe me Shoqatën “Billka”./Telegrafi/

Exit mobile version