Site icon Telegrafi

Deputetja Nikollova: Nuk mund të më tregoj shteti se a do të përdor kanabis

Shoqata e Federatave të Rinj Evropianë “JEF” dhe Shoqata për Kanabis dhe Politik të Gjelbër “Bilka” po mbajnë një panel diskutim mbi temën “Dekriminalizimi i kanabisit, tani”. Në panel ju drejtua deputetja e PLD-së,Juliana Nikollova, duke thënë se ajo ishte e bindur se Kuvendi do të dekriminalizonte kanabisin për qëllime rekreative.

“Unë rrezikoj të jem kriminel nëse konsumoj kanabis për qëllime rekreative”, tha Nikollova, duke shtuar se megjithëse ajo kurrë nuk u përpoq personalisht ta provonte, por, kjo nuk duhet të ndikojë në aftësinë e qytetarëve të tjerë për ta bërë këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shteti nuk mund të më thotë se nëse unë a do të përdor kanabis”, tha Nikollova. Kanadaja, Hollanda, Republika Çeke dhe Portugalia kanë treguar shembuj pozitivë. Deputetja tha se ishte e papranueshme që njerëzit të trajtoheshin si kriminelë nëse në shtëpitë e tyre rrisin 2 ose 3 rrënjë të marihuanës për arsye shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version