Site icon Telegrafi

Deputetja Musliu kërkon që Qeveria t’i kthejë shtetasit kosovarë që kanë mbetur jashtë vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka bërë thirrje që Qeveria në detyrë të marrë seriozisht kthimin e shtetasve të Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit.

Musliu këtë thirrje e bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se Qeveria duhet të shto0j kapacitetet e saj për të kthyer qytetarët.

“Ka një javë që i bëjë thirrje Qeverisë së shkarkuar që të shtoj kapacitetet e saj dhe t’i kthej të gjithë qytetarët që kanë mbetur të bllokuar gjitheandej nëpër botë. Çdo ditë marrë qindra mesazhe dhe e- mail-a nga qytetarët tanë të cilët kanë mbetur të bllokuar nëpër vende të ndryshme dhe apelojnë që shteti t’ua munësoj kthimin”, shkruan Musliu.

Ajo tha se tashmë janë bërë dy muaj dhe qytetarët e Kosovës që gjenden jashtë shtetit e kanë humbur durimin, duke shtuar se nga mesazhet që ka marrë ajo thuhet se ka të tillë që kanë mbetr edhe pa ushqim.

“”Ata po ballafaqohen me probleme të shumta deri edhe në mungesë të ushqimit. Asnjë justifikim nuk e arsyeton mos kthimin e tyre në vendlindje”, shkruan ndër të tjera Musliu. /Telegrafi/

Exit mobile version